Titulli i projektit: “Informim dhe mbështetje direkte për viktimat e dhunës në familje në Bashkinë Lushnjë”. Donator: Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP. Kohëzgjatja: 10 muaj (1 Janar – 31 Tetor 2023) Zona e zbatimit: Bashkia Lushnjë Partner në projekt: Bashkia Lushnjë Përfituesit primar të projektit janë gra dhe vajza viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre. Qëllimi i projektit: Fuqizimi social i viktimave të dhunës në familje në Bashkinë Lushnjë. Projekti bazohet në 2 komponentë kryesorë: 1. Informim i komunitetit rreth: a) mbrojtjes ligjore dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës në familje; b) prindërimi pozitiv. 2. Ofrim i shërbimeve rehabilituese dhe ri-integruese për gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje.