Qasja e Qendrës për Drejtësi Gjinore në Shqipëri, është:

1.

Të punojë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, rritjen e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare rreth të drejtave të grave dhe çështjeve gjinore.

2.

Të mbështesë gratë dhe vajzat për të rritur pjesëmarrjen dhe influencën e tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit nëpërmjet zbatimit të programeve të lidershipit, rritjes së vetëvlerësimit, rritjes së aftësive profesionale, etj.

3.

Të adresojë nevojat e grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve direkte me qëllim fuqizimin e tyre social dhe ekonomik.

4.

Të rrisë kapacitetet e punonjësve të institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore që punojnë për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për gra dhe vajza.

5.

Të advokojë dhe lobojë për respektimin e të drejtave të grave dhe arritjen e drejtësisë gjinore në shoqërinë shqiptare.

6.

Të kryejë studime, analiza dhe kërkime rreth çështjeve gjinore, përfshirë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.

Grupet në dobi të të cilëve Qendra për Drejtësi Gjinore ushtron veprimtarinë, janë:

  • Gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje;
  • Gra dhe vajza me probleme sociale dhe ekonomike;
  • Të rinj dhe të reja që studiojnë në universitete;
  • Të rinj dhe të reja të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare;
  • Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore që punojnë për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për gratë dhe vajzat.