Titulli i projektit: “Informim dhe mbështetje direkte për viktimat e dhunës në familje në
Bashkinë Lushnjë”.
Donator: Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2
(ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Kohëzgjatja: 10 muaj (1 Janar – 31 Tetor 2023)
Zona e zbatimit: Bashkia Lushnjë
Partner në projekt: Bashkia Lushnjë
Përfituesit primar të projektit janë gra dhe vajza viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e
tyre.
Qëllimi i projektit: Fuqizimi social i viktimave të dhunës në familje në Bashkinë Lushnjë.
Projekti bazohet në 2 komponentë kryesorë:
1. Informim i komunitetit rreth: a) mbrojtjes ligjore dhe shërbimeve mbështetëse për
viktimat e dhunës në familje; b) prindërimi pozitiv.
2. Ofrim i shërbimeve rehabilituese dhe ri-integruese për gra dhe vajza, viktima të
dhunës në familje.