Titulli i projektit: “Monitorimi dhe përmirësimi i zbatimit të buxhetimit dhe politikave gjinore në Bashkinë Elbasan”.

Donator: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me fonde të Bashkimit Evropian.

Kohëzgjatja: 8 muaj (1 Maj – 31 Dhjetor 2024).

Zona e zbatimit: Bashkia Elbasan.

Objektivi: Përmirësimi i politikave dhe forcimi i mekanizmave mbështetës për gratë dhe vajzat në Bashkinë Elbasan.

Përfituesit primar të projektit:

  • Gratë dhe vajzat që jetojnë në Bashkinë Elbasan;
  • Gratë dhe vajzat anëtare të Këshillit Bashkiak Elbasan.

Projekti bazohet në 2 komponentë kryesorë:

1) Monitorimi i zbatimit të buxhetimit gjinor, politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të grave dhe vajzave në Bashkinë Elbasan, me fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat që jetojnë në kushte vulnerabiliteti;

2) Rritja e pjesëmarrjes dhe influencës së grave dhe vajzave në përmirësimin e politikave lokale në mbështetje të tyre.