Datë: 5 Dhjetor 2022

 

TERMA REFERENCE

SHËRBIMI I KËRKUAR: EKSPERTIZË LIGJORE

  1. HYRJE

 Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo-politike, e cila punon për fuqizimin e grave dhe vajzave, mbron të drejtat e tyre dhe lufton pabarazitë gjinore. QDGJSH është themeluar më 8 Qershor 2022 me iniciativën e tre grave aktiviste të shoqërisë civile të cilat, prej më tepër se 10 vitesh, kontribuojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri. QDGJSH është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë më datë 28/06/2022 me vendimin nr. 1738. Sipas legjislacionit në fuqi, QDGJSH është regjistruar gjithashtu pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tiranë me nr. NIPT: M22002451K.

Misioni i Qendrës është të kontribuojë për krijimin e një shoqërie ku të gjitha gratë të jetojnë një jetë me dinjitet, pa diskriminim dhe me mundësi të barabarta.

2. INFORMACION MBI SHËRBIMIN E KËRKUAR                                                                                                

 Qendra për Drejtësi Gjinore, më 1 Dhjetor 2022, ka filluar implementimin e projektit “Make women safe!”, mbështetur financiarisht nga Mediterranean Women’s Fund. Në kuadër të projektit, kërkohet konsulencë e jashme nga një ekspert ligjor për realizimin e:

  • 6 trajnimeve me specialistët e zonave (SPZ) në Komisariatet e Policisë: Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë. Tematika kryesore e trajnimeve do të jetë “Policia e shtetit për një përgjigje efektive ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”;
  • Sesioneve të mentorimit për specialistët e zonave (SPZ) në Komisariatin e Policisë, Tiranë për identifikimin e faktorëve të riskut dhe menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në

3. PERIUDHA E SHËRBIMIT TË KËRKUAR  

 Shërbimi të ofrohet gjatë periudhës 23 Dhjetor 2022 – 30 Prill 2023.

4. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE                                                                                                      

  • Zhvillimi i moduleve të trajnimeve sipas standardeve dhe cilësisë të kërkuar nga Qendra për Drejtësi Gjinore;
  • Planifikimi dhe realizimi i 6 trajnimeve në Komisariatet e Policisë: Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë;
  • Realizimi i sesioneve të mentorimit me Specialistët e Zonave në Komisariatin e Policisë, Tiranë (mentorimi për Komisariate në zona të tjera nuk është i përjashtuar);
  • Raportim peridik tek Qendra për Drejtësi Gjinore mbi ecurinë e punës dhe sfidave/vështirësive që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e aktiviteteve/shërbimeve;
  • Hartimi i një raporti të shkruar në përfundim të trajnimeve dhe sesioneve të mentorimit ku të jenë të evidentuara sfida dhe gjetje nga kontaktet direkte me specialistët e zonave në Komisariatet e Policisë të përfshira në projekt;

5.  KUALIFIKIME DHE AFTËSI TË KERKUARA       

  • Diplomë universitare në drejtësi;
  • Master shkencor ose professional në drejtësi;
  • Të paktën 3 vite eksperiencë pune në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore (preferohet avokat/e i/e cili/a të ketë përfaqësuar në institucionet e sistemit të drejtësisë gra dhe vajza viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore;
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira të çështjeve gjinore dhe ndjeshmëri gjinore;
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira të të folurit në publik;
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë bashkëpunues/e, me qasje pozitive dhe etikë

6. PROCESI I APLIKIMIT    

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me shkrim në adresën elektronike ose adresën postare të Qendrës për Drejtësi Gjinore dokumentacionin e poshtëshënuar:

  • Letër motivimi;
  • CV;
  • Ofertë financiare për shërbimin e kërkuar.

Adresë elektronike: office@gjalbania.org; adena.vangjeli@gjalbania.org

Adresë postare: Rr. “Medar Shtylla”, Nd. 26/5, Ap. 77, Tiranë, Shqipëri.

7. AFATET

Afati për dërgimin e aplikimeve: 15/12/2022, ora 17:00

Njoftimi i aplikanëtve: 20/12/2022