Titulli i projektit: “Siguri në hapësirën digjitale për gratë dhe vajzat: Të mbrojmë privatësinë e të dhënave online”.
Donator: Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA) në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për
Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM).
Periudha e zbatimit: 1 Mars 2025 – 30 Shtator 2025
Zona e zbatimit: Shqipëri (inisiativë kombëtare)
Qëllimi i projektit: Mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna digjitale dhe cënimi i privatësisë së
të dhënave.
Objektivi specifik 1: Rritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale.
Objektivi specifik 2: Ndërgjegjësimi dhe informimi i të rinjve dhe komunitetit rreth pasojave të dhunës digjitale ndaj grave/vajzave dhe rëndësisë së ruajtjes së privatësisë online.
Objektivi specifik 3: Përmirësimi i legjislacionit dhe politikave në mbrojtje të grave dhe vajzave, subjekt i cënimit të privatësisë online dhe dhunës digjitale.
Përfituesit e projektit:
- Punonjës të institucioneve anëtare të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit në nivel lokal;
- Të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç;
- Komuniteti në tërësi.



