Titulli i projektit: “Krijimi i një shërbimi të ri të specializuar të kujdesit social për fëmijët, të
rinjtë me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre në Bashkinë Vlorë”.
Donator: Bashkimi Europian në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social”.
“BE për Kujdesin Social” zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në
bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Periudha e zbatimit: 12 Shkurt 2025 – 11 Maj 2026
Zona e zbatimit: Bashkia Vlorë
Qëllimi i projektit: Ngritja e Qendrës së Kujdesit Ditor dhe ofrimi i shërbimeve të specializuara
për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre.
Përfituesit e projektit:
- Fëmijë me aftësi të kufizuar nga mosha 6-18 vjeç të cilët marrin shërbime ditore pranë
Qendrës së Kujdesit Ditor, përfshirë shërbime të specializuara si: terapi zhvillimi,
logopedi, fizioterapi, shërbim psikologjik dhe terapi arti. - Të rinj me aftësi të kufizuar të cilët përfitojnë shërbime të specializuara me orë, të
përshtatura sipas nevojave të tyre. - Prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët përfitojnë këshillim, sesione prindërimi
pozitiv dhe psikoterapi në grup.



