Datë: 6 Mars 2023

TERMA REFERENCE

SHËRBIMI I KËRKUAR: LEHTËSUES PËR ORGANIZIM TË AKTIVITETEVE ME TË RINJ

  1. HYRJE

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo-politike, e cila punon për fuqizimin e grave dhe vajzave, mbron të drejtat e tyre dhe lufton pabarazitë gjinore. QDGJSH është themeluar më 8 Qershor 2022 me iniciativën e tre grave aktiviste të shoqërisë civile të cilat, prej më tepër se 10 vitesh, kontribuojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri. QDGJSH është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë më datë 28/06/2022 me vendimin nr. 1738. Sipas legjislacionit në fuqi, QDGJSH është regjistruar gjithashtu pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tiranë me nr. NIPT: M22002451K.

Misioni i Qendrës është të kontribuojë për krijimin e një shoqërie ku të gjitha gratë të jetojnë një jetë me dinjitet, pa diskriminim dhe me mundësi të barabarta.

2. INFORMACION MBI SHËRBIMIN E KËRKUAR       

Qendra për Drejtësi Gjinore, më 1 Mars 2023, ka filluar implementimin e projektit: Femme Salon – “Tell me a story! – Inkurajojmë të rinjtë për të promovuar barazinë gjinore, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen””, mbështetur financiarisht nga Artivist Stafetë me fonde të Bashkimit Europian.

Në kuadër të projektit, kërkohet të kontraktohet një lehtësues për realizimin e 6 eventeve me të rinj që studiojnë në universitete ku do të ftohen persona publik apo aktivistë për të drejtat e njeriut të cilët do të ndajnë me studentët: 1) eksperiencat e tyre personale, motivimin për të punuar me çështje të barazisë gjinore, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes; 2) vështirësitë dhe sfidat e komunitetit të cilit ata i përkasin apo mbështesin në kontekstin shqiptar; 3) rëndësia, metodat dhe strategjitë për të vepruar në mbrojtje të komuniteteve të diskriminuara.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: të rrisim ndërgjegjësimin tek të rinjtë rreth çështjeve të barazisë gjinore, diversitetit, përfshirjes sociale dhe t’i motivojme të bëhen agjentë të ndryshimit në të ardhmen.

3. PERIUDHA E SHËRBIMIT TË KËRKUAR

Shërbimi të ofrohet gjatë periudhës 1 Mars – 30 Prill 2023 dhe do të konsistojë në 6 ditë pune.

4.DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE     

  • Të lehtësojë në realizimin e 6 eventeve në universitete publike dhe private në Tiranë. Universitetet do të përcaktohen në bashkëpunim me Qendrën për Drejtësi Gjinore në Shqipëri;
  • Të ndërmjetësojë në komunikimin midis universiteteve, ekspertëve të ftuar në evente dhe Qendrës për Drejtësi Gjinore;
  • Të mbajë kontaketet me universitetet dhe të sigurojë mbarëvajtjen dhe funksionimin e pjesës logjistike;
  • Të lehtësojë ekspertët e ftuar në sigurimin e logjistikës së kërkuar nga ta;
  • Të sigurojë pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në evente;
  • Të koordinojë punën për respektimin e datave dhe orareve të eventeve (të vendosura paraprakisht nga Qendra për Drejtësi Gjinore);
  • Të jetë fleksibël për ndryshime të mundshme në data dhe orare të eventeve;
  • Të ketë komunikim korrekt me palët e përfshira në projekt;
  • Të mbështesë stafin e organizatës dhe të kontribuojë në raportimin final të projektit;
  • Të përgatisë dhe dorëzojë timesheet për punën e kryer në përfundim të shërbimit të kërkuar.

5.  KUALIFIKIME DHE AFTËSI TË KERKUARA    

  • Diplomë universitare (preferohet në shkenca sociale apo të komunikimit);
  • Master shkencor apo profesional (preferohet në shkenca sociale apo të komunikimit);
  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune për organizim apo koordinim eventesh, aktivitetesh, ;
  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune në organizata të shoqërisë civile;
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira të çështjeve gjinore, mos-diskriminimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë bashkëpunues/e, me qasje pozitive dhe etikë

6.  PROCESI I APLIKIMIT                                                                                                       

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë me shkrim në adresën elektronike ose adresën postare të Qendrës për Drejtësi Gjinore dokumentacionin e poshtëshënuar:

  • CV (duke theksuar eksperiencat e meparshme të punës/konsulencës për organizim eventesh, aktivitetesh, etj.);
  • Ofertë financiare për shërbimin e kërkuar.

Adresë elektronikegenderjusticealbania@gmail.comadena.vangjeli@gjalbania.org

Adresë postare: Rr. “Medar Shtylla”, Nd. 26/5, Ap. 77, Tiranë, Shqipëri.

7. AFATET 

Afati për dërgimin e aplikimeve: 12/03/2023, ora 17:00

Njoftimi i aplikanëtve: 14/03/2023