Titulli i projektit: “Sigurimi i aksesit cilësor në drejtësi për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”.
Donator: UNDP Albania në kuadër të projektit “Shërbime të Përmirësuara të Ndihmës Juridike Cilësore – EQUALS”.
Kohëzgjatja: 12 muaj (1 Maj 2026 – 30 Prill 2027).
Zona e zbatimit: Tiranë, Korçë, Përmet, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë dhe Berat.
Objektivi: Projekti synon të ofrojë ndihmë juridike cilësore, të fokusuar te nevojat e të mbijetuarave, për viktimat; të forcojë kapacitetet e profesionistëve të së drejtës dhe juristëve të ardhshëm; të rrisë ndërgjegjësimin ligjor të grave dhe vajzave, veçanërisht në zonat rurale; si dhe të advokojë për miratimin dhe zbatimin efektiv të legjislacionit dytësor përkatës.


