Ndryshimet për respektimin e të drejtave të grave fillojnë më grumbullimin e fakteve. Stafi dhe ekspertët tanë identifikojnë shkeljet e të drejtave të grave nga shteti apo individët.
QDGJSH ofron mbështetje për rivendosjen në vend të së drejtës së shkelur dhe fuqizimin e grave. Mbështetja ofrohet sipas nevojave të vlerësuara dhe kërkesave të personit që i është shkelur e drejta.
Ne advokojmë dhe lobojmë që të mos përsëriten shkelje të të drejtave të grave pranë institucioneve apo individëve të cilët mund të bëjnë ndryshimin.
Punojmë për informimin e grave, vajzave dhe gjithë shoqërisë shqiptare, rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të tyre për të njohur të drejtat e grave, t’i respektojnë ato, të fuqizohen dhe të rrisin influencën e tyre në shoqëri duke u bërë kështu agjentë ndryshimi.