Shkruani të paktën dy shkronja.

Shërbim i ri kujdesi social në Bashkinë Vlorë

Përfunduar

Një burrë ngjit një shënim në pemën e pikturuar në mur të Qendrës Ditore

Objektivi

Ngritja e Qendrës së Kujdesit Ditor dhe ofrimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre.

Përfituesit

  • Fëmijë me aftësi të kufizuara, 6–18 vjeç, me shërbime ditore: terapi zhvillimi, logopedi, fizioterapi, shërbim psikologjik dhe terapi arti
  • Të rinj me aftësi të kufizuara, me shërbime të specializuara me orë
  • Prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, me këshillim, sesione prindërimi pozitiv dhe psikoterapi në grup

Rezultatet

  • Qendra e Kujdesit Ditor u inaugurua në korrik 2025
  • Shërbime të kujdesit social për 51 fëmijë me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2025
  • Shërbime mbështetëse për 60 nëna të fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2025