Një organizatë e themeluar nga profesioniste me përvojë shumëvjeçare në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave
Organizatë jofitimprurëse, e pavarur dhe jopolitike, e cila punon për fuqizimin e grave dhe vajzave, mbron të drejtat e tyre dhe lufton pabarazitë gjinore.

Vizioni
Të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gratë dhe vajzat.
Misioni
Qendra për Drejtësi Gjinore jep kontributin e saj për krijimin e një shoqërie ku të gjitha gratë të jetojnë një jetë me dinjitet, pa diskriminim dhe me mundësi të barabarta.
Historia
Kush jemi
QDGJSH është themeluar me iniciativën e tri grave aktiviste të shoqërisë civile, të cilat prej më tepër se 15 vitesh kontribuojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri.
QDGJSH u krijua si përgjigje ndaj pabarazive të vazhdueshme gjinore, përhapjes së gjerë të dhunës me bazë gjinore dhe aksesit të kufizuar në drejtësi dhe shërbime për gratë dhe vajzat në të gjithë vendin.
Vlerat e organizatës bazohen në drejtësinë gjinore, fuqizimin, solidaritetin, mosdiskriminimin dhe përfshirjen sociale të grave dhe vajzave. QDGJSH beson se fuqizimi i grave dhe vajzave jo vetëm përmirëson jetën e tyre individuale, por gjithashtu forcon komunitetet dhe demokracinë.
Selia e Qendrës ndodhet në Tiranë, por ajo ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Që nga themelimi
Arritjet
Janë rritur kapacitetet e mbi 1,000 ofruesve të shërbimeve mbi menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën e lehtësuar nga teknologjia.
Janë rritur kapacitetet e mbi 300 oficerëve të policisë në parandalimin e femicidit, dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Është ngritur një Qendër Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Vlorë, duke i dhënë prioritet shërbimeve për fëmijët e nënave të vetme ose të divorcuara.
Janë informuar dhe ndërgjegjësuar më tepër se 2,500 të rinj rreth çështjeve të barazisë gjinore.
Janë informuar dhe ndërgjegjësuar më tepër se 320 gra dhe vajza mbi të drejtat e tyre pronësore dhe trashëgimore.
Janë informuar mbi 4,500 gra dhe vajza mbi legjislacionin e dhunës në familje, procedurat e raportimit dhe shërbimet mbështetëse.
Janë zhvilluar sesione informuese mbi prindërimin pozitiv me më shumë se 250 gra dhe burra.
Është ofruar psikoterapi në grup për 120 gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës në familje.
Janë ofruar shërbime të drejtpërdrejta sociale dhe ligjore për mbi 1,500 gra dhe vajza.
Është ofruar mbështetje emergjente për më shumë se 300 të mbijetuara të dhunës në familje: pagesë qiraje, paketa ushqimore, mjete higjienike, medikamente dhe materiale shkollore për fëmijët.
Janë trajnuar më tepër se 50 aktiviste për të drejtat e grave mbi planifikimin e sigurisë dhe sigurinë digjitale.
Janë publikuar dhe shpërndarë 2,000 materiale informuese mbi barazinë gjinore dhe çështje të tjera të lidhura me të drejtat e grave.
Zë në politikëbërje
Avokim dhe ekspertizë
QDGJSH është pjesë e grupeve të konsultimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e grave dhe vajzave.
Gjatë vitit 2025, Qendra ka dhënë rekomandime për përmirësimin e draftligjeve “Për barazinë gjinore” dhe “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, disa prej të cilave janë reflektuar në versionin final të ligjeve të miratuara nga Kuvendi.
Qendra jep ekspertizë në shkrimin e raporteve hije për zbatimin e Konventës CEDAW, të Konventës së Stambollit dhe të UPR-së.
Ka kontribuar si ekspert në Raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024” të Bankës Botërore, prej së cilës është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohjeje.
Prej qershorit 2024, Qendra është pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, ku është angazhuar si ekspert i nivelit të lartë.
- Rrjeti i Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore
Rrjet kombëtar që monitoron dhe promovon zbatimin e rekomandimeve të CEDAW, GREVIO dhe UPR.
- AWID
Shoqata për të Drejtat e Grave në Zhvillim, organizatë feministe globale.
- Fondacioni Anna Lindh / Rrjeti Shqiptar
Institucion për dialog, i bashkëkrijuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere të Mesdheut.
- Rrjeti Iris
Bashkëpunim në ofrimin e shërbimeve për gratë dhe vajzat viktima të dhunës.
- CIVICUS
Aleancë globale e organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve.
- Rrjeti PRISMA
Rrjet kombëtar për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në buxhetimin me pjesëmarrje në bashki.
Transparencë
Të dhëna ligjore
- Emri i plotë
- Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri (QDGJSH)
- Emri në anglisht
- Center for Gender Justice in Albania (CGJA)
- Regjistrimi
- Vendimi nr. 1738, datë 28/06/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë
- NIPT
- M22002451K
- Raporti i fundit vjetor
- Raport Vjetor 2025
