Nga faktet te ndryshimi
Punojmë në gjashtë fusha që plotësojnë njëra-tjetrën: nga shërbimi i drejtpërdrejtë për një grua, deri te ligji që mbron të gjitha.
Gjashtë fushat e veprimit
- 01
Parandalim dhe ndërgjegjësim
Punojmë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe për rritjen e informimit të shoqërisë shqiptare rreth të drejtave të grave dhe çështjeve gjinore.
- 02
Fuqizim dhe pjesëmarrje
Mbështesim gratë dhe vajzat të rrisin pjesëmarrjen dhe influencën e tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike, përmes programeve të fuqizimit, lidershipit dhe aftësive personale e profesionale.
- 03
Shërbime të drejtpërdrejta
Adresojmë nevojat e grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje, me shërbime direkte për fuqizimin e tyre social dhe ekonomik.
- 04
Rritje kapacitetesh
Forcojmë kapacitetet e ofruesve të shërbimeve që punojnë për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave.
- 05
Avokim dhe lobim
Avokojmë dhe lobojmë për respektimin e të drejtave të grave dhe arritjen e drejtësisë gjinore në shoqërinë shqiptare.
- 06
Studime dhe kërkime
Kryejmë studime, analiza dhe kërkime rreth çështjeve gjinore, përfshirë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.
Teoria e ndryshimit
Si ndodh ndryshimi?

Për kë punojmë
Grupet në dobi të të cilëve ushtrojmë veprimtarinë
- Gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje
- Gra dhe vajza që përballen me sfida sociale dhe ekonomike
- Të rinj dhe të reja që studiojnë në universitete
- Të rinj dhe të reja të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare
- Ofrues shërbimesh që punojnë për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave
- Komuniteti
Temat
Eksploroni punën sipas temës
Shërbime për të mbijetuarat e dhunës
Dhuna me bazë gjinore, dhuna në familje, shërbimet për të mbijetuarat.
Ligje dhe politika
Legjislacioni, buxhetimi gjinor, avokimi dhe monitorimi.
Siguria digjitale
Dhuna e lehtësuar nga teknologjia dhe mbrojtja e privatësisë online.
Fuqizim ekonomik
Punësimi, trashëgimia dhe të drejtat pronësore.
Përfshirje sociale
Kujdesi social, aftësia e kufizuar, pakicat, mosdiskriminimi.
Të rinjtë
Informimi dhe ndërgjegjësimi.
