Siguri digjitale: të mbrojmë privatësinë online
Përfunduar

Objektivi
Mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna digjitale dhe cënimi i privatësisë së të dhënave.
Objektivat specifikë
- Rritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale.
- Ndërgjegjësimi dhe informimi i të rinjve dhe komunitetit rreth pasojave të dhunës digjitale dhe rëndësisë së ruajtjes së privatësisë online.
- Përmirësimi i legjislacionit dhe politikave në mbrojtje të grave dhe vajzave, subjekt i cënimit të privatësisë online dhe dhunës digjitale.
Përfituesit
- Punonjës të institucioneve anëtare të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit në nivel lokal
- Të rinj të grupmoshës 15–18 vjeç
- Komuniteti në tërësi
Rezultatet
- 12 trajnime me mbi 200 ofrues shërbimesh në 12 bashki gjatë vitit 2025
Video
Projekte të ngjashme

Akses cilësor në drejtësi për gratë dhe vajzat
UNDP Albania, në kuadër të projektit “Shërbime të Përmirësuara të Ndihmës Juridike Cilësore – EQUALS”

Punësim dinjitoz për gratë dhe vajzat
Fondacioni Konecta, Spanjë
Siguria digjitale
Hapësirë digjitale e sigurt për gratë dhe vajzat
Urgent Action Fund for Feminist Activism
