15 Dhjetor 2022: Qendra për Drejtësi Gjinore bëhet anëtari më ri i Fondacionit Anna Lindh, Egjipt, institucion për dialog i bashkë-krijuar nga Bashkimi Europian dhe Vendet Partnere në Mesdhe. Për më tepër ndiqni linkun: https://www.annalindhfoundation.org/members/center-gender-justice-albania?fbclid=IwAR2vstZll62nd36_7GIOL8oZ2ky_h5B3SEw3BUfVewdT-ckim90fprJOAUE

1 Dhjetor 2022: Me mbështetjen e Mediterranean Women’s Fund, Qendra për Drejtësi Gjinore filloi implementimin e projektit ‘Make women safe!’. Në kuadër të këtij projekti, do të punojmë për të ofruar më tepër siguri për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

24 Nëntor 2022: Qendra për Drejtësi Gjinore bëhet anëtar i Association for Women’s Rights in Development (AWID), organizatë feministe, me anëtarësi e cila punon për të arritur drejtësi gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave në nivel global.

18 Shkurt 2023: Artikull nga The Pollination Project në kategorinë “Changemaker of the week”. Ndiq linkun për të lexuar artikullin:https://thepollinationproject.org/center-for-gender-justice-a-place-to-belong/?page&fbclid=IwAR192r4IUm3refR6MQO8cZT4zHH9MCa_V80CufRGyYOLzV2OAH1slfS1hOQ

27 Janar 2023: 70 studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, u trajnuan rreth adresimit të ccështjeve gjinore dhe dhunës ndaj grave në Shqipëri / legjislacioni, politikat dhe mekanizmat në mbrojtje të grave dhe vajzave. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrës dhe është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Anna Lindh.

Foto nga aktivitetet